Pa zgjedhje të parakohshme, Vjosa Osmani shpallet Presidente e Kosovës


Vjosa Osmani është zgjedhur ditën e sotme Presidente e Kosovës.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.

Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Vjosa Osmani mori 71 vota në një garë me Nasuf Bejtën, duke fituar kështu besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.

Në dy raundet e para, asnjëri nga kandidatët për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, nuk arritën të marrin 80 votat e nevojshme.

Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.

Osmani është e martuar dhe ka dy vajza. Para se të bëhet presidente, ajo ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen.

Si zgjidhet presidenti në Kosovë

Sipas Kushtetutës, që një person të zgjidhet president i Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e ulësve në Kuvend, pra 80 kartona jeshilë nga 120 në total.

Në raundin e tretë gjithçka lehtësohet, pasi president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments