“Luftë” me thika mes të rinjve, plagoset rëndë 14-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Birmingham, Britani, ku një “luftë” e ashpër me thikë ka shpërthyer mes të rinjve në një park të quajtur Burbury Park, ngjarje që ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 14-vjeçari.

Sipas informacioneve nga Policia e West Midlands përplasja mes të rinjve ka ndodhur rreth orës 19:00, të martën.

Dëshmitarët okularë që kanë parë ngjarjen kanë mbetur të tmerruar dhe kanë shprehur frikën në lidhje me këto sherre banale që po bëhen mes të rinjve.

” Po çmendem duke parë këta të rinj me thika. Më frikëson që ka fëmijë që përpiqen të vrasin fëmijë. Unë shqetësohem për fëmijët e vëllait tim, të cilët janë të vegjël. Të rritesh në këto kohë është e keqe. ” , ka thënë njeri prej tyre.

14-vjeçari i goditur shumë herë me thikë, ka marrë plagë të rënda por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithatë rikuperimi i tij kërkon një kohë të gjatë dhe kujdes intensiv.

Sa i përket shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes policia po kryen të gjitha ekzaminimet dhe hetimet e nevojshme.

loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments