Aksident tragjik! Kamioni përplaset me autobuzin, 19 persona humbin jetën


Njëmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 19 persona të tjerë u plagosën pas përplasjes së një kamioni dhe një autobusi pasagjerësh në Kinën lindore. Aksidenti ndodhi në orët e para të së Dielës, ku kamioni kaloi ndarësin qendror në mes të një autostrade në provincën lindore të Jiangsu dhe u përplas me një autobus që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke shkaktuar kështu dhe përmbysjen e autobusit.

Përplasja gjithashtu bëri që dy kamionë të tjerë që lëviznin pas autobusit të humbnin kontrollin ndërsa u përpoqën të shmangnin aksidentin, sipas një deklarate nga byroja e menaxhimit të trafikut të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, e cila po heton dhe ngjarjen.
Autobusi i pasagjerëve po udhëtonte midis Shangait dhe Jiangsu.

Shpejtësia, kalimi i rrezikshëm, automjetet jo të mirëmbajtura dhe drejtuesit e lodhur janë më shpesh shkaku i aksidenteve të trafikut në Kinë. Në vitin 2019, kishte rreth 248,000 aksidente trafiku me gati 63,000 vdekje, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments