Sherr me trajnerin dhe sjellje e keqe në stërvitje, klubi i njohur i ndërpret kontratën futbollistit


Stefan Rufi nuk është më një lojtar i Saint-Etien, pasi klubi francez i ka ndërprerë kontratën portierit 34-vjeçar.

Portieri me përvojë kishte pasur një sherr me trajnerin e skuadrës, Klaud Piel më 23 Shkurt 2020, pasi atëherë trajneri kishte vendosur të mos e aktivizonte atë në ndeshjen kundër Rene. Që atëherë, Rufi nuk ka luajtur kurrë më për Saint-Etien.

Pas këtij incidenti, marrëdhëniet midis Rufi dhe drejtuesve nuk ishin kurrë të njëjtat. Sjellja e lojtarit ndryshoi për keq pasi ai shpesh largohej nga stërvitja më herët ose nuk shfaqej kurrë, diçka që solli pakënaqësi të madhe te menaxherët e St. Etiene, që ditën e sotme vendosën ndërprerjen e kontratës.

Rufi ishte pjesë e Saint-Etien që nga viti 2011 dhe largohet kështu 6 muaj, para se t’i përfundonte kontrata.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments