Robert Delija: Vazhdoni të qeshni deri me 25 Prill për hatër të propagandës, të rinjtë do t’ju japin goditjen që meritoni ju dhe prurjeve tuaja “të reja”.



Nga Robert Delija

Ka kohë që strukturat e rilindjes po tentojnë të godasin LSI-në me propagandë e ç’të munden, por këto ditë kam parë një kënaqësi të pamasë të disa figurave politike jo vetëm të rilindjes por dhe të forumit rinor të tyre, prej largimeve të emrave të përveçëm nga LSI. Me rritjen e kënaqësisë së tyre rritet dhe neveria ime për to.

Emrat e përveçëm të një apo dy ish ministrave, tek tuk edhe të ndonjë deputeti nuk përfaqësojnë e as nuk mbajnë mbi shpatulla forcën politike të LSI. Tellallët e mëdhenj e të vegjël të rilindjes shpesh herë harrojnë, e u duhet kujtuar se motorri kryesor i fushatës së LSI-së janë të rinjtë e të rejat që gjithmonë kanë gjetur veten brenda LRI-së dhe janë përfaqësuar denjësisht në çdo hallkë të vendimmarrjes.
Ju jeni mjaft të aftë për ta kuptuar se ata ish-ministra e ish-deputetë që deri dje i keni akuzuar se fusnin dorën në tepsinë e pushtetit e që sot janë figura të kulluara vetëm se u bashkuan me pushtetin, nuk kanë as çerekun e respektit që të rinjtë e LRI-së imponojnë në komunitet. E shihni çdo ditë në lagje, në shkollë, në kafe e çdo ambjent se sa qytetarë na përkrahin ne të rinjve. Sigurisht që shihni e kuptoni, prandaj keni personifikuar shprehjen “qesh se s’qaj dot”.

Vazhdoni të qeshni deri me 25 Prill për hatër të propagandës. Ne, të rinjtë e LRI-së, votues për herë të parë, gjimnazistë, studentë e të sapodiplomuar do të vazhdojmë punën çdo ditë, derë më derë, për t’ju dhënë goditjen që meritoni ju dhe prurjet tuaja “të reja”.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments