Pas deklaratës për fejesë, Shqipja publikon mesazhet zanore me Andin!


Ditën e djeshme, Andi na befasoi të gjithëve me deklaratën e tij për emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku shprehej se shumë shpejt mund të kemi fejesë prej tij dhe Teas.

Mirëpo, në një situatë si kjo pritej edhe reagimi i Shqipes.

Në një seri postimesh në Instagram, Shqipja ka publikuar mesazhet zanore, marrë shkas edhe nga deklarata e së ëmës së Andit, e cila shprehej se ky i fundit nuk kishte pasur ndjenja për Shqipen, por vetëm për Tean.

“Po ti pse nuk ja tregon historinë tamam se si ishte? Unë me të vërtetë dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfituar ti një gjë. Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagojë ndaj gjërave që tha, që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkt te ty”, shprehet Andi në audio.

“Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi. Pse nuk ja shpjegon? Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë kështu që përpiqu ta rregullosh situatën!”, – përfundon mesazhi zanor i konkurrentit.

Mesa duket Shqipja e bëri sërish… shkaktoi “trazira” mes konkurrentëve të Për’puthen!


loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments