“E kam njeriun në urgjencë në gjendje të rëndë”, qytetari përplaset me kryeinfermieren në Maternitetin e ri: 3 orë do presësh, palaço (VIDEO)


Një qytetar ka bërë një denoncim me video në stafin e Maternitetit të Ri në Tiranë, ku kishte bashkëshorten në gjendje të rëndë.


Sipas tij dhe asaj që dëgjohet në video qytetari pretendon se inferimeret pinë duhan në korridore dhe që nuk i ofrojnë ndihmë bashkëshotres së tij, e cila është në gjendje të rëndë.

Pasi denoncuesi kërkon të drejtën e tij, ka ndërhyrë kryeinfermierja e pavionit, e cila debaton me qytetarin duke përdorur dhe fjalë fyese.

Pjesë nga biseda

Qytetari: Nuk iki, këtu jam unë.

Kryeinfermierja: Palaço.

Qytetari: Këtu do rri.

Kryeinfermierja: Qepe, mos e zgjat më.

Qytetari: Unë do e zgjas që çke me të se kam 2 orë këtu.

Kryeinfermierja: 3 orë të kesh.

Qytetari: Edhe tallesh se pini cigare korridoreve ju.

Kryeinfermierja: Ta tregoj unë qejfin ty, s’ke ardhur të fyesh bluzat e bardha ti.

Qytetari: Ti ke dy orë duke pirë cigare korridoreve. E kam njeriun në urgjencë.

Kryeinfermierja: Me kë tallesh ti? Cigare unë? S’kam pirë cigare në jetën time, më bën me cigare ti. Ik ore mbushu andej. Pis.

Qytetari: Unë pis? Pise je ti, jo unë. Ka 2 orë që pi cigare këtu.

Kryeinfermierja: 3 orë do presësh, 4 orë do presësh. Nuk mund të fyhen bluzat e bardha. Palaco, pis.

Qytetari: Nuk i kam fyer as prekur në këtë temë. E kam njeriun në gjendje të rëndë këtu, ju talleni.

Kryeinfermierja: Po tallemi neve? Ik more maskara, pis.

Stafi spitalor kërkoi ndërhyrjen e forcave të sigurisë, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër veçse rolin e spektatorit.

Qytetari: Po kujt i flet ashtu moj? Kujt i thotë pis ajo? Ku merr guxim e thua pis moj?

Kryeinfermierja: Kujt i thua injorante ti?

Qytetari: Po ti kujt i thua pis? Ti moj më ofendove.

Kryeinfermierja: S’të fyeva. Të pyeta si njeri këtu.

Qytetari: Edhe unë pyeta si njeri. Kam 2 orë këtu.

Kryeinfermierja: Ik more mbushu andej. Hajt se do e shikosh ti. Ta tregoj unë qejfin ty.

Qytetari: Mos e vrit mendjen, e zgjidhim ne.

Në këtë moment, del jashtë i shoqëruar nga forcat e sigurisë, të cilët nuk i bëjnë asgjë dhe i tregojnë se e njëjta situatë është çdo ditë.

Qytetari: E kam njeriun në urgjencë, e kam në gjendje shumë të rëndë. Kam që në orën 10 këtu duke u sorollat, jo prit këtë, jo atë. Dalin këtu e pinë cigare, s’merret njeri. Njeriu aty duke i ra të fiktë.

Polici: Këtë punë ke çdo ditë.

Qytetari: E bëjnë këta këtë punë çdo ditë? Me taksat tona paguhen këto që rrinë e sorollaten këtu. Njeriun e kam pru për vdekje këtu, jo për qejf.

Polici: Këtë që bëre, mos mendo se bëre ndonjë zgjidhje të madhe.

Qytetari: Mirë se do e zgjidhim, mos e vrit mendjen. Do e zgjidhim avash avash. As nuk e ofendova, as e fyeva fare, më flet mua krejt arrogancë.
/fax
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments