
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fierzë të Belshit. Një 9-vjeçar ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Ai është transportuar drejt spitalit të Elbasanit për të marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se është plagosur rëndë teksa po luante me shokët tek fusha e fshatit, ku ka rënë nga lartësia 3-4 metra.
Deri tani raportohet se fëmija është jashtë rrezikut për jetën.
loading...
loading...
0 Comments