Angli/ 500 euro për këdo që rezulton pozitiv me Covid dhe vetëizolohet në shtëpi


Kush rezulton pozitiv me Covid-19, në Angli është propozuar nga ministrat që të marrë një shumë financiare prej 500 euro.

Ky është hedhur thjesht si një propozim, i cili u vjen në ndihmë personave të cilët janë me mundësi të ulta financiare.

Duke parë situatën nga Covid-19, edhe që një pjesë e njerëzve janë të mbyllur në shtëpi prej kaq kohësh, janë të detyruar të mbeten pa punë.

Një burim i lartë nga qeveria thotë se, ky ishtë një propozim i diskutuar nga zyrtarë të lartë, por akoma nuk ishte konsideruar nga kryeministri.

Katie Razzall e BBC News night, thotë se ministrat janë të vetëdijshëm që vetë-izolimi është thelbësor për ndalimin e përhapjes së koronavirusit dhe “letra e opsioneve”, është hartuar nga nëpunësit civilë në DoH. Gjithashtu thuhet se shumë njerëz nuk po qëndrojnë në shtëpi, dhe ky vendim duhej marrë sa më parë.

Shtatorin e shkuar u bë një propozim, që kushdo që rezulton pozitiv me Covid-19 dhe vetëizolohet që të frenojë përhapjen e coronavirusit.

Ndërsa tani një shumë prej 500 eurosh për person, që administrohet nga autoritetet locale dhe që financohet nga vetë qeveria, u vihet në dispozicion njerëzve me të ardhura të ulta.

Sekretari i Mjedisit George Eustice u shpreh për BBC Breakfast, se ishte “mjaft sfiduese” për disa njerëz që të vetë-izoloheshin plotësisht nëse ishin financiarisht të prekshëm dhe duhej të vazhdonin punën. “Ne kemi marrë parasysh të gjitha llojet e politikave në mënyrë që të sigurohemi që njerëzit të respektojnë rregullat, të jenë në gjendje t’i përmbahen rregullave dhe të ulim normën e infeksionit,” tha ai.

Por kabineti para se të marrë një vendim lidhur me këtë çështje duhet të peshojë mirë argumentat pro dhe kundra kësaj çështje.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments