Studentët flakin maskat anti-Covid: Nesër dalim sërish në protestë


Qindra studentë janë ngritur sot në protestë kundër vendimit të qeverisë për nisjen e mësimit online.

Bashkë me ta janë solidarizuar edhe pedagogë të ndryshëm. Gjatë protestës ata kanë akuzuar qeverinë se ndalon nisjen e Universiteteve, por jo takimet elektorale.

Gjatë protestës ata kanë hedhur akuza të shumta ndaj ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë bërë thirrje për nisjen e procesit normal mësimor.

Sipas tyre ‘injoranca vret më shumë se Covidi’. Pasi kanë hequr maskat, studentët i kanë ngjitur ato në kangjellat e ministrisë së Arsimit.

Studentët paralajmëruan se do dalin edhe nesër në protestë dhe çdo ditë.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments