Maradona i nënshtrohet operacionit të vështirë në tru, miku i tij jep detaje

Maradona po kalon momente të vështira, pasi gjendje shëndetësore e tij nuk është aspak e mirë. Legjenda do duhet të kryejë një operacion në tru për shkakun e një hematome. Pasi kanë parë gjendjen e tij, menjëherë është marrë vendimi nga ana e stafit mjekësor që të kryhet operacion.

Për fatin e mirë ka edhe një konfirmim se nuk rrezikohet jeta e legjendës së futbollit dhe se është i ndërgjegjshëm në këtë moment. Shoku i Maradonës, Stefano Ceci, ka dhënë disa detaje më shumë. Në një intervistë që ka dhënë për mediat italiane ai jep informacione sa i përket shëndetit të legjendës.

Ceci u shpreh:
Maradona do të operohet për një hematomë që iu shkaktua nga një goditje që mori në kokë gjatë rënies, por nuk e mbante mend. Ky është operacion i lehtë në dukje dhe ne shpresojmë për më të mirën. Për fat të mirë shkoi në spital dhe testet ia treguan problemin e vërtetë. Ekizton një gjendje e vështirë psikologjike te Maradona. Situata e Koronavirusit e përkeqësoi gjendjen pasi ka qëndruar i izoluar në shtëpi dhe nuk doli asnjëherë. Kur shkoi në spital kishte pak anemi dhe dehidrim të trupit për shkakun se ha dhe pi pak, probleme që lidhen edhe me depresionin dhe pilulat që merr për të fjetur gjumë. Tani le të kryqëzojmë gishtat dhe të lutemi për të.


loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments