Manchester United humbi pas 14 vitesh në shtëpi me Arsenalin, Solskjaer thotë këto fjalë


Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon të Premier League.

Humbja ndaj Arsenalit ishte e 3-ta në 6 takime gjatë këtij sezoni, rezultat që thelloi krizën në radhët e “Djajve të Kuq”, të cilët kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet shtëpiake në kampionat.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer u shfaq i zhgënjyer në konferencën për shtyp pas sfidës ndaj “Topçinjve”.

Gjithsesi norvegjezi i United ka besim se skuadra shumë shpejt do t’u rikthehet rezultateve pozitive.
Krijuam disa raste për gol në pjesën e parë, por lamë për të dëshiruar në aspektin e intensitetit të lojës. U paraqitëm më mirë në pjesën e dytë në këtë aspekt, por ishim naivë te penalltia e shkaktuar. Komplimente Arsenalit, që ka një skuadër realisht shumë të mirë. Ata na vunë në vështirësi. Duhet të punojmë fort gjatë gjithë javës dhe të rikthehemi te fitorja, le të bëjmë sërish atë që realizuam në pjesën e dytë të sezonit të kaluar“, deklaroi trajneri norvegjez i United.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments