Kryemadhi: Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por dhe di të ndëshkojë në momentin e duhur


Fjala e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në Durrës.

Anisa është 10 gishta më e gjatë se unë, pra do të thotë se është shumë më e zonja se unë, jo vetëm për gjatësi, por dhe për të folur. Në moshën 17 vjeçe sa Anisa, sigurisht nuk kisha këtë vizion, kisha një tjetër ide, prandaj ka të ardhme LSI sepse me Anisën, me Vinçenson, me Mikelen, me Esterin dhe me të gjithë ju që jeni këtu ne do të krijojmë dhe do të themelojmë LSI-në e qytetit të Durrësit. Durrësi meriton shumë më shumë sepse Durrësi di të vlerësojë, di të durojë, por ama di dhe të ndëshkojë në momentin e duhur, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.

Unë në fakt dua të falënderoj Kontianën, por dua të falënderoj dhe Elona Gurin, e cila është motori i LSI-së dhe i dha frymë, oksigjen, lëvizshmëri jo vetëm të rinjve në Durrës, jo vetëm intelektualëve në Durrës, jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por i dha frymë jetës politike në Durrës.

Elona është nga ata personazhe, të cilat në politikë nuk do të ia dijë farë, por Elona është mike e mirë, është shoqe e mirë dhe për këtë ju do të jeni shumë të lumtur sepse do të keni një njeri që nuk do të ndalet asnjë sekondë dhe nuk do të mbyllë jo vetëm telefonin, por do të mbajë sytë hapur për t’u përgjigjur juve të rinjve dhe të rejave të Durrësit për të krijuar infrastrukturën e zhvillimit.

Para se të vija këtu më dërgojnë një e-mail të një djali që jetonte në Itali prej 18 vitesh, Bledar Rama quhej, i cili nuk ishte marrë kurrë me politikë, i cili nuk donte të dëgjonte për politikën sepse ai kujdesej për familjen e tij, por më shkruante diçka: “Nëse ju e keni sinqerisht që të hapni LSI-në për të rinjtë, për t’u dhënë shansin të rinjve dhe të rejave që ta drejtojnë Shqipërinë për të ndryshuar këtë realitet të kalbur, monstruoz që ka kapur Shqipërinë për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionit, jam i gatshëm për të qenë krah jush.”

E pra si Bledari që unë e ftoj të vijë, por jo vetëm si Bledari, por janë dhe shumë djem dhe vajza që më shkruajnë në inbox, ne i ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve që janë në emigracion për t’u kthyer në Shqipëri, për ta përdorur LSI-në si një investim të tyrin për ta ndryshuar njëherë e përgjithmonë këtë realitet.

Mjafton të dalësh në pozicione të ndryshme ne bregdet dhe do të shohësh që Durrësi është një qytet gunga-gunga. Mjafton të shohësh betonin e famshëm aty që një shi të bjerë dhe ju e dini se si i gjithë Durrësi përmbytet. Durrësi nuk ka nevojë më për beton, Durrësi nuk ka nevojë më për të krijuar hapësira për 2 apo 3 biznese apo 1 apo 2 grupe interesi, të cilat janë të lidhura me krimin. Durrësi ka nevojë për të qenë avangard, ashtu si ka qenë gjithnjë, një nga urat lidhëse që dhe të Shqipërisë komuniste i lidhte shqiptarët me Europën, i lidhte shqiptarët me zhvillimin, i lidhte shqiptarët me energjinë, i lidhte shqiptarët me atë kulturë, e cila ishte e pamundur para 30 vjetëve dhe nuk mund ta bllokojë dot një njeri, cili do të marrë peng jo vetëm Durrësin, por të gjithë Shqipërinë dhe aq më shumë Anisën, të ardhmen e Anisës, të ardhmen e Vinçensos, të ardhmen e Esterit, të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e të gjithë rinisë shqiptare.

Ne sot kemi filluar një rrugëtim komplet tjetër në Durrës. Para disa ditësh, apo 2 javësh në krijuam një strukturë themeluese që fillon dhe ristarton me një vizion të ri për Durrësin ku shumë intelektualë, profesionistë i janë bashkuar LSI-së për të dhënë një vizion dhe për të krijuar një strategji të re për Durrësin. Pse e themi ne këtë?

Ne e themi këtë sepse Durrësi ka nevojë për njerëzit e tij. Durrësi ka nevojë për djemtë dhe vajzat e tij. Durrësi ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por Durrësi ka nevojë dhe për dibranët, ka nevojë dhe për skraparllinjtë, ka nevojë dhe për mirditorët, ka nevojë për pukjanët, ka nevojë për shijakasit, ka nevojë për të gjithë qytetarët e tij, të cilët jo vetëm paguajnë taksat, por çdo ditë kontribuojnë për zhvillimin e Durrësit.

Këtë zhvillim të cilin e ka bllokuar në rrjedhën e saj betoni i Edi Ramës, krimi i Edi Ramës, ne do të jemi një tritol njerëzor që do të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë llumin dhe lluvën e Ramës, i cili çdo ditë e më shumë e zhyt Shqipërinë në varfëri.

Para se të vija dikush më çon një mesazh nga Saranda dhe Vlora që peshkatarët e asaj zone ishin tashmë totalisht të marxhinalizuar sepse i është dhënë me koncesion deti, Butrinti, liqenet, lumenjtë një individi të vetëm, Luca i famshëm.

Po të shkosh në Lezhë ke Lucën, po të shkosh ne Elbasan ke Lucën, po të vish në Durrës ke Lucën, po të shkosh në Sarandë ke Lucën. E pra Shqipëria nuk është as e Edi Ramës, as e Lucës, as e Taulant Ballës, Shqipëria është e shqiptarëve.

Prandaj, një pjesë e juaja i kanë prindërit peshaktarë dhe e dinë shumë mirë që në ditë të këqija, kur prindërit tuaj dalin në det, të gjithë i luteni Zotit që ata të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpitë tuaja.

E njëjta gjë ndodh kudo në bujqësi, në blegtori, në çdo vend dhe në çdo qytet të Shqipërisë.

Pardje kam qenë në Pogradec, dje kam qenë në Devoll dhe në Korçë, sot jam këtu në Durrës dhe them ndonjëherë që sa të verbër kemi qenë kur në këto ditë të bukura me diell ne arrijmë të shikojmë rininë tonë, djemtë dhe vajzat tona, të cilët jo vetëm që janë ekselentë në shkolla dhe universitete, por kanë një botë të madhe shpirtërore, kanë ëndrra që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Mikeli tha që kam lindur në Itali dhe familja e tij ka vendosur për të ardhur në Shqipëri sepse donte të krijonte më shumë mundësi për veten, për Mikelin dhe për të ardhmen e tij.

Dje isha në Devoll dhe kryetari i LSI atje, Klodi kishte përfundua studimet në Itali dhe ishte kthyer e kishte marrë përsipër të ndryshonte realitetin e Devollit, që është zonë e jashtëzakonshme për ta zhvilluar ekonomikisht. Mikel, prindërit e tu kanë marrë një vendim shumë të mirë, sepse mos shiko këtej që është bërë qytetin gunga-gunga, por shiko këtë det të mrekullueshëm që Zvicra nuk e ka, por prapë është vend i pasur, sepse ka njerëz të ditur që e kanë drejtuar në rregull. Ne si LSI të ftojmë ty, Esterin, Anisën, Viçenson, Kamilën, të gjithë ju që jeni këtu të merrni logon e LSI, kthejeni në një investim për veten tuaj, për familjen tuaj, për të ardhmen tuaj, për ta bërë Shqipërinë një vend europian, ashtu siç e meritoni ju, ashtu siç e meritojnë motrat dhe vëllezërit tuaj, ashtu siç e meriton gjithë rinia shqiptare, edhe pse në këto 30 vite tranzicioni ne kemi bërë gabime, Por iu jap fjalën si nënë, që tranzicioni në LSI ka marrë fund, por nuk do të marrë fund vetëm në LSI. D të marri fund me 25 prill në Shqipëri, sepse vota juaj, vota e familjeve tuaja, vota e qytetarëve të Durrësit do të jetë avangarde dhe do të jetë lokomotiva e trenit të ndryshimit në Shqipëri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit kriminal, për të dërmuar njëherë e përgjithmonë këtë farsë të keqe që shkatërroi të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

Sot politika afatgjatë e Rilindjes dhe Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë do të marrë fund, sepse ju çdo ditë nuk do të ndaleni, që nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti” te “Sami Frashëri”, deri te shkollat profesionale dhe në shkollat 9 vjeçare për të bindur çdo fëmijë që Shqipëria është shtëpia e tyre, që Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe farsa shpopullimit për të larguar djemtë dhe vajzat e shqiptarëve nga Shqipëria do të marrë fund. Ne do të shpopullojmë krimin nga Shqipëria dhe do të popullojmë Shqipërinë me djemtë dhe vajzat tona, të cilët këta i kanë larguar nga Shqipëria dhe ne do t’i kthejmë. Sepse ne besojmë te ju, ne besojmë te rinia, ne besojmë te fëmijët tanë, ne i duam dhe do t’ju ndihmojmë, do t’ju përkrahim, do t’ju hapim rrugën që ju të ecni të sigurt dhe për të qenë jo vetëm vendimmarrës, por për të qenë zbatues të politikave dhe të realizimit të reformave e strategjive afatgjata, afatmesme për të ndryshuar të ardhmen tuaj dhe për ta ndërtuar atë në Shqipëri.

Unë iu jam shumë mirënjohëse dhe dua të falenderoj të gjithë grupin organizator që arritët të bënit një takim të mrekullueshëm në këtë ditë që Zoti ua dhuroi ju, duke u lutur dhe duke i kërkuar Zotit që t’ju ruaj ju, familjet tuaja, të ketë kujdes për ju. T’ju japi mundësinë, mençurinë dhe t’ju ndriçojë shpirtin që të bëni gjërat e duhura për familjet tuaja, për veten tuaj, për të ardhmen tuaj. Zoti iu bekoftë ju, bekoftë shqiptarët kudo që janë, sepse vetëm kujdesja e Zotit dhe dora e Tij do të na drejtojë në rrugën e duhur. Si gjithmonë pa ëndrrat tuaja, pa vrullin tuaj, pa dëshirat tuaja ajo nuk do të jetë e mundur.

Ndaj mirëse erdhët në LSI! Ne kemi dhe traditën që do të shpërndajmë kartat e LSI dhe kjo është forca e LSI, energjia e LSI, themeli i LSI. Ikin dhe vijnë njerëz pa fund, por e vetmja gjë që ngelet është rinia, ajo që nuk ndahet asnjë moment nga LSI.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments