Elona Guri në krye të fushatës në Durrës, Kryemadhi: Jo vetëm që s’do mbyllë telefonin, por do mbajë dy hapur


Gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Durrësit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi prezantoi drejtuesen e partisë që ajo drejton në këtë qark.

Bëhet fjalë për Elona Gurin, e cila sipas Kryemadhit, bashkë me të rinjtë e qytetit bregdetar do të krijojë infrastrukturën e zhvillimit.
“Elona eshte nga ato personazhe, te cilat, ne politike nuk do t’ja dije fare. Por Elona eshte nje mike e mire, shoqe e mire dhe per kete une jam e bindur se ju do te jeni shume te lumtur sepse do te keni nje njeri qe nuk do te ndalet asnje sekonde dhe nuk do te mbylle telefonin por do te mbaj dy te hapur per tu pergjigjur ju, te rinjve dhe te rejave te Durresit per te krijuar infrastrukturen e zhvillimit”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë se Elona Guri është anëtare e Kryesisë së LSI dhe shumë aktive me shkrime dhe reagime në media për tema tê ndryshme të aktualitetit.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments