“Çohu, bir b*shtre”/ Kamerat “kapin mat” Sergio Ramosin, shau lojtarin e Interit

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është kapur nga kamerat duke përdorur forcë ndaj ish-bashkëlojtarit të tij, tani lojtarit të Interit, Achraf Hakimi. Incidenti ndodhi gjatë fitores së Realit 3-2 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma kur Hakimi u rrëzua në zonë duke kërkuar një penallti.

Kjo nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Realit, Ramos, i cili menjëherë bëri të ditur pakënaqësinë e tij. Kamerat kapën momentin kur spanjolli e ngriti me forcë mbrojtësin e Interit, teksa nuk kurseu as fyerjet ndaj tij.

“Çohu, bir bushtre, çohu! Ndaloni të bërtiturat si një mi”, thuhet të ketë thënë Ramos, ndërsa përpiqej ta qonte Hakimin përsëri në këmbë. Pas këtij incidenti, Ramos, mund të dënohet nga pamjet filmike nëse fjalët e thëna vërtetohen.

loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments