Messi apo CR7? Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Barça e Juve replikojnë në rrjetet sociale


COVID-19 i hoqi mundësinë tifozëve të rishihnin edhe një herë duelin Ronaldo-Messi. CR7 mungoj në përballjen e parë Juve-Barça por “pleshti” zbriti në Torino dhe la shenjën e tij duke shënuar golin e dytë për blaugranat. Të gjithë shpresojnë tashmë ti shohin në fushën në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Menjëherë pas ndeshjes, klubi i Barcelonës rihapi edhe një herë diskutimin më të madh në vitet e fundit, kush është lojtari më i mirë i të gjithë kohërave? Messi apo Ronaldo?, sigurisht që për katalunjasit kjo nuk ka asnjë dyshim:




“Jemi të lumtur që pamë, “Goat”, lojtarin më të mirë të gjithë kohërave, në fushën tuaj”, shkruan klubi i Barçës në twitter, shoqëruar me foton e Messi. Nuk ka vonuar as përgjigja e Juves: “Do jua sjellim “Goat” e vërtetë në Camp Nou, replikoi Juve në të njëjtin postim.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments