Bjellorusia ndalon lëvizjen në kufirin me Europën


E gjithë bota ndodhet në panik për shkak të rikthimit të valës së dytë të Covid 19. Bjellorusia është një ndër vendet që në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid, ka vendosur mbylljen e përkohshme të kufijve tokësorë të vendit me Lituaninë, Letoninë, Ukrainën dhe Poloninë.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në vendet fqinje, Bjellorusia po kufizon përkohësisht hyrjen në territorin e saj përmes pikave të kontrollit tokësor me Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën”, ka bërë me dije përmes një njoftimi për shtyp Komiteti Kombëtar i Ruajtjes së Kufirit në një njoftim për shtyp.

“Personeli diplomatik dhe kamionët që transportojnë mallra ndërkombëtare nuk do të preken nga këto kufizime”, shtoi i njëjti burim.

Ndërkohë aeroporti i Minskut do të vazhdojë të mirëpresë fluturimet ndërkombëtare pa asnjë kufizim.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments