Akuza për falsifikim dokumentesh ndaj Ganezit Kobinës, futbollisti i Tiranës shkon në gjykatë


Ganezit Kobina, futbollisti i ekipit të Tiranës ka shkuar sot në gjykatën e Tiranës, ku pritet të përbalet me akuzën, pas një viti në ndjekje penale për falsifikim të dokumenteve, letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave.

Kujtojmë që telashet për futbollistin e Tiranës nisën më 6 qershor të vitit 2019 ku gjatë kthimit nga Turqia në Shqipëri, policia kufitare në Rinas ka vërejtur se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar dhe i kërkoi një leje qëndrimi.

Ai e paraqiti një të tillë, por polici verifikoi se leja ishte e falsifikuar, por kishte foton e tij. Kur prokuroria e morri në pyetje futbollistin, tashmë me nënshtetësi shqiptare tha se këtë dokument ia kishte dhënë një njeri që ndiqte ndeshjet e Tiranës në stadium, por që ai nuk e njihte. E kishte takuar dhe ai pas tre javësh i kishte dhënë dokumentin e lejes së qëndrimit.

Vetëm pas disa muajsh e kishte kuptuar se personi që i dha dokumentin s’kishte lidhje me ekipin e Tiranës.

Kobina është futbollisti që mori nënshtetësinë nga Presidenti Meta, i cili është vënë sëfundmi në shenjëstër të sulmeve politike, se i dha nënshtetësinë një futbolisti që kishte probleme me drejtësinë.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments