Messi qëndroi te Barcelona, zbulohet oferta e frikshme që kishte përgatitur Manchester City

Lionel Messi vendosi të qëndronte te Barcelona të paktën edhe për një vit, pasi nuk dëshironte të shkonte në gjyq me ekipin e tij të zemrës.

Argjentinasi kishte shprehur dëshirën për largim dhe Manchester City e donte me çdo kusht në ekip.

Madje mediat e huaja shkruajnë se City do kishte paguar plot 200 milionë euro për shërbimet e tij.

Sipas “L’Illustre”, oferta e Cityt do paguhej me dy këste. Do kishte edhe 20 milionë euro bonuse, nëse Messi do fitonte Championsin me "Qytetarët".

Gjithsesi, kjo nuk u realizua dhe Messi do jetë pjesë e Barcelonës edhe sezonin tjetër, kur i përfundon dhe kontrata.

Më pas ai mund të largohet nga katalanasit si futbollist i lirë dhe të firmosë me çdo ekip që dëshiron.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments