Tërmet në Korçë, ja magnituda

Një tjetër tërmet lëkund juglindjen e vendit

Sipas asaj që raporton ESMC, para 5 minutash, një tërmet me magnitudë 3,6 ballë është regjistruar në rajonin e Korçës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km në veri-perëndim të qytetit të Korçës dhe 5 km në juglindje të qytezës së Maliqit.

Fatmirësisht nga tërmeti i para pak minutave nuk ka patur as dëme materiale e as dëme në njerëz.

Rajoni në fjalë është një prej rajoneve me aktivitet të lartë sizmik në vend. Vetëm ditën e sotme, në Korçë dhe rrethinat e saj janë regjistruar disa tërmete.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments