‘Flemë me frikë dhe kemi ftohtë’, familja me 9 anëtarë në Mirditë jeton ende në çadër

Një familje në Mirditë e përbërë nga 9 anëtarë vijon të jetojë ende në kushte ekstreme pas tërmetit. Teksa banesa e tyre është shpallur e pabanueshme, mësohet se familja Lekgega jeton në dy çadra.

Një ndër familjarët, Besim Lekgega shprehet se nuk mund të jetohet më në këto kushte dhe kërkojnë një kontenjer banimi për të kaluar dimrin.

Familjaret shprehen për Abc News:
Kjo banesë është e pabanueshme për ne. Bashkia na ka dhënë dy çadra. Edhe studiojmë, lahemi, kjo është hapësira jonë ku mësojmë. Ndriçimi nuk është i plotë, natën flemë me frikë,është ftohtë. Është hapësirë e vogël për 9 persona.

Si të mos mjaftonte vetëm mungesa e shtëpisë, për të shkuar në shkollë fëmijët duhet të ecin çdo ditë një orë në këmbë. Por për të shkuar në shkollë këta fëmijë duhet të kalojnë përmes kësaj ure të rrënuar. Ata rrëfejnë se për ta kjo rrugë është shumë e lodhshme.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments