Dyshimet e para, ky është shkaku i aksidentit tragjik ku humbi jetën Kobe Bryant

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant humbi jetën ditën e djeshme në një aksident tragjik me helikopter, i cili u rrëzua pas një përplasje fatale me një kodër.

Sipas hetimit paraprak, mësohet se mjegulla e dendur ka qenë shkaktar i aksidentit edhe pse ky version ende nuk është zyrtar.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, por Bryant dhe piloti i tij nuk e kishin rrespektuar këtë rregull.

Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë e humbën jetën në aksidentin tragjik me helikopter, i cili u rrëzua rreth orës 10:00 të mëngjesit të të dielës.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments