Sherr në Kukës, i riu merr makinën dhe përplas me dashje “Chrysler”-in e fqinjit, arrestohet 37-vjeçari

Burime nga policia bëjnë me dije se një 37-vjeçar me inicialet L.Sh., ka debatuar me një tjetër person që banon pranë tij, 32 vjeç me inicialet N.I..

Një konflikt banal ka agravuar në përplasje fizike mes dy të rinjve në Kukës.

Burime nga policia bëjnë me dije se një 37-vjeçar me inicialet L.Sh., ka debatuar me një tjetër person që banon pranë tij, 32 vjeç me inicialet N.I..

Pas sherrit 37-vjeçari ka marrë makinën e tij tip “Volksëagen” dhe ka përplasur me dashje automjetin tip “Daimler Chrysler”, brenda të cilit ndodhej 32-vjeçari.

Personat që kanë parë sherrin, kanë lajmëruar policinë dhe më pas 37-vjeçari është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë Kukës

Pas një konflikti të çastit, godet me dashje me mjetin e tij një tjetër mjet, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari nga Policia.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe urban Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “e Xhamisë”, pas një konflikti të çastit ka goditur me dashje me mjetin e tij tip “Volksëagen”, automjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtues shtetasin N.I., 32 vjeç, banues në Kukës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se shtetasi L.Sh, drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Kukës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments