Labels

International

Auto News

Labels

Popular Posts

Popular Posts

Kryemadhi: Për 5 vite BE është gënjyer, ma pranoi një zyrtar i BE


Për 5 vite Bashkimi Europian është gënjyer nga raportet e njerëzve të tyre të cilët ishin në Tiranë. Kështu është shprehur Monika Kryemadhi në emisionin ‘Cim Peka Live’ në Syri TV. Kryetarja e LSI tregoi një bisedë me një zyrtar të Bashkimit Europain i cili sipas Kryemadhit i pranoi në një bisedë private se raportet e vartësve të tij kishin qenë të pavërteta.

‘Një ndërkombëtar më tha: Zonjë e dashur, këto që thua ti janë shumë të drejta. Më jep një material dhe një dosje. Mos prit që unë për 5 vite të kem mbyllur sytë më raportet që më ka sjellë delegacioni i BE.
Më ka thënë që për 5 vite është gënjyer nga raportet e njerëzve të tij. Më ka thënë që të mos pretendoj që të hedhë njerëzit e tij poshtë dhe të më mbajë mua. Tani ç’të bëjmë që ta përmirësojmë më tha?’, ka thënë Kryemadhi.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments