Labels

International

Auto News

Labels

Popular Posts

Popular Posts

Të burgosurit apel Ministrisë: Duam amnisti, po lirohen biznesmenët

40 të burgosur që po vuajnë dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Burrel i kanë dërguar një kërkesë publike Ministrisë së Drejtësisë.

Ata kërkojnë amnisti për të dënuarit deri në tre vite. Sipas tyre, shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kanë dënuar kanë dalë të korruptuar nga vettingu.

“Ne të dënuarit e burgut të Burrelit kërkojmë një amnisti gjithëpërfshirëse 3 vjet. Janë dhënë dënime kapitale për hallexhinjtë, ndërsa biznesmenët dhe ata që kanë para e ata që kanë mbështetjen e pushtetit dalin për 24 orë deri në 20 ditë burg.

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që na kanë dënuar kanë dalë të korruptuar nga vettingu. Shpresa jonë e fundit është vetëm tek amnistia sepse gjykatat nuk na japin të drejtat tona që na takojnë, dënim me kusht ose shërbim prove”, thuhet në kërkesën e firmosur nga 40 të dënuar.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments