Labels

Featured Post

International

Auto News

Labels

Popular Posts

Popular Posts

Pa pallate që kanë “mbirë si kërpudhat pas shiut”, kështu dukej zona e plazhit në Durrës në vitet 70’

Sot në plazhin e Durrësit është e pamundur të gjesh një hapësirë, ku mund të ngulësh në rërë një çadër të tënden dhe të pushon pa paguar.

Por dikur, nuk ka qenë kështu. “Drejtoria e Përgjithshme e Arkiva” ka publikuar disa foto se si duket plazhi i Durrësit në vitin 1970.

Ajo çka vihet re menjëherë është se nuk ka pallate shumëkatëshe që kanë “mbirë” si kërpudhat pas shiut. Po ashtu vihet re se ka shumë hapësira midis çadrave dhe se plazhi ka një pamje krejt ndryshe nga sot.

Krahas fotove që ka publikuar në faqen e tyre në “Facebook” Drejtoria e Përgjithshme e Arkiva ka shkuar:
Gushti është, përgjithësisht, muaji i pushimeve, plazhit, detit. Mirëpo, disa prej nesh, që ende duhet të ndodhen në punë, ëndërrojnë për pushime, shfletojnë mes fotografive të Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror, dhe risjellin në kujtesë imazhe nga pushimet e dikurshme. Në foto: plazh, Shkëmbi i Kavajës, Durrës, 1970.’’
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments