Labels

International

Auto News

Labels

Popular Posts

Popular Posts

Spitale, koncesione, ndërtime, energji, telefoni, bankë, treg ushqimor…a nuk mjaftojnë këto që të quhesh oligark?!

Në pjesën e parë të shkrimit të Gazetës Shqip, u sqarua opinioni publik se në vendin tonë prej disa vitesh është një oligark i sektorit të shëndetësisë. Ai quhet Klodian Allajbeu, 41 vjeç dhe sot qarkullon dhjetra milionë euro në vit nga xhirot e 5 spitaleve, koncesioneve dhe një sërë biznesesh të tjera.

Në vijim të shkrimit, Gazeta Shqip do të pasqyrojë një pjesë të bizneseve të tjera, që Allajbeu i zotëron prej disa vitesh. Por përpara se të shkojmë aty, duhet të sqarojmë fillimisht publikun se çdo të thotë termi “oligark”.

Sipas Oxford English Dictionary, “oligark” do të thotë një lider shumë i pasur biznesi, me shumë influencë në politikë. Në këtë kuptim, ndërtimi i një rrjeti spitalesh private që përfitonin tendera publikë si dhe përfitimi i disa koncesioneve, e konfigurojnë Klodian Allajbeun, në një oligarkë të vërtetë.

Rasti më konkret është mënyra sesi 41-vjeçari nga Berati, arriti të monopolizonte tregun ushqimor në Tiranë falë mbështetjes politike.

Në verën e vitit 2014, kur shitësit e fruta perimeve protestonin për mbylljen e tregut te ish-Uzina Dinamo, në cepin tjetër të Tiranës, në hyrje të Autostradës, biznesmeni Klodjan Allajbeu po investonte në ndërtimin e një Tregu Agro-Ushqimor cilësor.

Protesta e tregtarëve të ish-Uzinës Dinamo pasonte Udhëzimin nr. 11, dt.02.07.2014, të Ministrit të Bujqësisë së asaj kohe, Edmond Panariti, i cili përcaktonte rregulla të reja për vendin dhe kushtet e tregtimit të prodhimeve bujqësore, kritere të cilat penalizonin shitësit e atij tregu.I pajisur me dy akte shtetërore, Udhëzimin e Ministrit të Bujqësisë dhe Vendimin e Këshillit Bashkiak, “EKMA-Albania” krijoi monopol në tregun e dhënies me qera të ambienteve për shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale.Por ambientet me qira ishin tepër të larta në krahasim me çmimin referencë të zonës. Në vitin 2015, disa tregtarë u ngritën në protestë për ta kundërshtuar, po ata nuk gjetën mbështetje.

Tregtarët raportuan abuzimet e kompanisë “EKMA-Albania”tek Autoriteti i Konkurencës. Ky institucion, pasi zhvilloi një hetim të thelluar administrativ, konstatoi një seri problematikash dhe, me vendimin e dt. 22 nëntor 2018, e gjobiti “EKMA-Albania” me ekuivalentin e 9.99% të xhiros vjetore të vitit 2017, e cila është përafërsisht 500 mijë euro.

Sipas raportit të Autoritetit të Konkurrencës, rezulton se “EKMA-Albania” jep me qera ambientet për tregtarët me vlerë 70-80% më të larta se çmimet e qerave në zonën përreth.

Gjithashtu, “EKMA” aplikon një sistem abuzues për pagesat e faturave të energjisë elektrike dhe ujësjellësit për qiramarrësit. Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se tregtarët paguajë në favor të “EKMA”-s çmimin prej 20 lekë/kwh, ndërkohë që vlera e tij nga OSHEE është 13.2 lekë/kwh.

Ky është rasti më tipik i një oligarku, i cili ka krijuar një monopol falë ndërhyrjes së institucioneve shqiptare. Por ky nuk është i vetëm biznes që ka nën zotërim Klodian Allajbeu.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, Allajbeu është fokusuar edhe tek sektori i energjisë elektrike, si dhe në aktivitetin e peshkimit.

Mjeku kardiolog i është futur edhe ndërtimeve, dhe për këtë ka krijuar kompaninë SOLID CONSTRUCTION. Ndërkohë edhe familjarët e tij, nuk mbeten pas me biznese.

Një tjetër kompani që ka si zotëruese me 50% të aksioneve bashkëshorten e Klodjanit është KNEO TRANSPORT KOMPANI. Kjo kompani ka si objekt transportin tokësor dhe detar për mallra dhe udhëtarë, kombëtar dhe ndërkombëtar, për vete dhe për të tretë.

Por pushteti financiar i familjes Allajbeu është i shtrirë edhe më gjerë. Babai i Klodjan Allajbeut rezulton që të jetë aksioner edhe pranë bankës Credins, me 0.90% të aksioneve.

Për të gjitha këto biznese por edhe të tjera, Gazeta Shqip do të pasqyrojë detaje të pathëna.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments