Çifti nga Puka u dogj brenda në banesë, gjyshi i familjes bën rrëfimin tronditës mbi ngjarjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një banesë është përfshirë nga flakët në Pukë. Si pasojë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj.

Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e tyre, ku fëmija i madh është 12 vjeç. Fëmija i madh ka nxjerrë nga banesa gjyshen e paralizuar të cilës i ka shpëtuar jetën.

Fëmijët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë, ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Va Shënkoll" të fshatit Breg të Pukës. Banesa u përfshi nga flakët në orën 02:00 pas mesnate.

Pas ngjarjes së rëndë gjyshi 82-vjeçar i katër fëmijëve është shprehur se tashmë fëmijët janë strehuar në disa të afërm të nënës së tyre.

Ka qenë i moshuari Pal Ndue Gjoni, ai që ka dëgjuar kërcitjen e tjegullave dhe i ka dalë gjumi. Ai ka thirrur të birin dhe nusen për t’i ndihmuar që të nxirrnin jashtë banesës bashkëshorten e tij të paralizuar, por asnjëri prej të dyve nuk i ka kthyer përgjigje.

Atëherë ai ka zgjuar fëmijët, ku i kanë ndihmuar gjyshërit e tyre të dalin jashtë banesës.

Fjalët e të moshuarit pas ngjarjes:
Dëgjova tjegullat që kërcisnin më doli gjumi. Jam zgjuar shpejt pasi kisha hallin e fëmijëve. Thirra djalin që të nxirrte gruan se e kam të paralizuar, djali nuk mu përgjigj. Ajo që na ndodhi ne mos i ndodhtë njeriu.
loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments