“Fëmijët jetojnë me frikën a do më gjejnë gjallë!” Denada nga Pogradeci tregon pse vendosi të vetëvritej


Denada nga qyteti i Pogradecit ndau historinë e trishtë të saj dhe familjes sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” te “E Diela Shqiptare”, ku kishte ftuar djalin dhe të atin për t’ju bërë një premtim.

45-vjeçarja ka një familje prej katër anëtarësh (bashkëshortin dhe dy djem) dhe ka bërë një jetë të mirë, por në moshën 15 vjeçare teksa ishte në shkollë në Korçë, vëllai i saj kaloi një sëmundje mendore dhe nga një djalë shembullor, ai ndryshoi krejtësisht.
Prindërit luftuan me sëmundjen në këtë betejë kaq të fortë dhe të dhimbshme, e çuan dhe në Greqi për ta kuruar, por nuk kishte përmirësime, nuk ndihej mirë as me veten nuk ishte social, rrinte i vetmuar, ishte edhe agresiv, kështu që ne familjarisht u lodhëm, u stresuam, nga sëmundja tepër e vështirë e vëllait. Unë mbarova shkollën dhe u ktheva përsëri në familje, vitet kalonin. Nga vëllai duhet të përballeshim edhe me problemet financiare dhe vendosëm të shisnim shtëpinë, por sëmundja e tij nuk shërohej. Ky ishte edhe problemi i parë.
Më pas Denada u martua dhe bashkëshorti i saj jetonte në shtëpinë e prindërve të saj, por tragjedia e dytë erdhi pasi nëna e saj u diagnostikua me kancer:
Vështirësi pa fund, nëna nuk shpëtoi dot, por ka akoma edhe më shumë. Unë duhet të përballesha me bashkëshortin, sepse drejtimin e familjes e mbante nëna, tani duhet ta merrnim ne. Në një truall të babait menduam të ngrinim një biznes, mirëpo duhet të mendosh që do bësh shumë investime që të hysh në treg dhe ngritëm një lavazh për larje makinash dhe tapetesh, shtuam përsëri një tjetër kredi. Si çdo ditë që shkonim për në punë, një ditë na kishin hedhur tritol, u shokuam dhe nuk e kemi gjetur akoma, por është thjeshtë nga konkurenca, sepse nuk kemi asnjë konflikt.
Pasi të gjitha këtyre problemeve dhe streseve, Denada mori vendimin për t’i dhënë fund jetës, por fatmirësisht djali i saj mbërriti në kohë:
U mblodhën të gjitha, vetëm strese, shqetësime pafund, një labirint pa dalje dhe në një ditë të zakonshme isha shumë e stresuar mendova t’i jap fund jetës dhe e bëra. Fëmija gjithmonë do përkushtim në çdo fazë të jetës, duan nënën e tyre nga pas dhe për fat të mirë në atë moment erdhi djali në shtëpi, hyn në dhomën e gjumit, sepse do merrte çantën e sportit, por ai tani e ka lënë futbollin për shkakun tim pasi nuk kishte më forcë ishte i trembur dhe i llahtarisur. Unë isha në koma, më çoi në spital dhe më nisën me helikopter drejt Tiranës. Mbas daljes nga spitali nuk ndihesha mirë, çdo ditë mendoja si do ta lija familjen time dhe çfarë mëkati kisha bërë, e gjithë familja kaloi në traumë. Ata jetojnë me frikën se a do ta gjejnë mamin gjallë apo jo, sepse unë kam momente dëshpërimi, por mendoj se nuk do ta përsëris më kurrë, do e gjej forcën të jetoj për dy fëmijët e mi, bashkëshortin, babanë dhe vëllain. Ata kanë frikë dhe çdo ditë jetojnë me këtë frikë.

Denada tregon se babai i saj është i trembur nga ajo dhe qëndron shumë gjatë në shtëpi, nuk do ta lëri vetëm. Zoti Irafan ishte i pranishëm në “Ka Një Mesazh Për Ty” bashkë me nipin e tij, Enri.

Pa pritur në ekran shfaqet Denada, e cila i kërkon falje për shqetësimet që i ka krijuar dhe i premton se nuk do përsëritet më veprimi i saj.

loading...
loading...

SHKRUAJ NJË KOMENT

0 Comments