FOTO/ Noizy mbush makinën me lekë, të jetë kjo shuma nga koncerti i fundit

Të gjithë e dimë që Noizy është reperi më i suksesshëm për momenti në gjithë trojet ku ka shqiptarë. Ai ka performuar në çdo klub të madh dhe përpara mijëra fansave, madje ka patur edhe raste kur reprei ka mbajtur dy koncerte brenda një nate. Të gjitha këto kanë sjell fitime të larta për Noizyn, dhe herë pas here ai nuk e ka fare problem të ndaj me fansat orët e shtrenjta, makinat luksoze apo shumat marramendëse që fiton në koncerte, këtë ka bërë edhe së fundmi. Noizy si duket sapo është kthyer nga ndonjë koncert edhe këtë herë 30 vjeçari, me këtë foto na ka servirur një pamje luksi.

I ndodhur në makinën e tij, me një shishe shampanjë dhe tufa parash; ndoshta kjo është mënyra e Noizy-t për t’u ndjerë krenar për arritjet e tij të 
deritanishme.


loading...
loading...